Të jesh njeri
Edhe heshtja bën zhurmë, sidomos kur humb në turmë.
Sa frikë.
Sa frikë të jesh njeri,
sa frikë të presësh, të gjesh veten në dritë, përtej natës, deri kur të bëhet ditë.
E atëherë, kur bën gabim, të bërtasësh është faji im, e pastaj të notosh në pendim, por t’i thuash vetes jam njeri trim.
Sa të jesh trim do të thotë të falësh, se ndërgjegja mallkimet të bën t’i ndalësh, edhe nëse ato gabime kanë peshë malesh.
Të pasqyrosh ndershmëri ndaj të tjerëve, nga kjo botë as nuk ke marrë as nuk ktheve.
Të jesh njeri do të thotë të ndihmosh, pa lënë premtime bosh, pa patur nevojë tek çdokush ta arsyetosh.
Të flasësh kur e gjithë bota hesht, se fjala çdo njeri e çon peshë, sidomos kur me frikën ske frikë të ndeshesh.
Të kuptosh se edhe vetmia trishtohet atëherë kur çdo lule i rrënohet nga shiu e nga toka që trazohet.
Se kufiri i urrejtjes dhe dashurisë gjendet te pragu i shtëpisë, kur atë e kalon, ikën ndjenja e sigurisë.
Se zotëri morali nuk lexon ligjerata në qytet, të të tregojë si çdo fjalë që të vret, edhe atëherë kur ti nuk e pret.
Nuk të thotë njeri i ndyrë, as të bën të shikohesh në pasqyrë nëse aty ka mbetur ndonjë fytyrë.
Se flaka bëhet hi e flokët e thinjur do të na marrin bashkë me valsin e vdekjes, të na pyesin përse kemi shpalosur epitomën e jetës.
Sa frikë të jesh njeri…
Sa frikë.
Biti čovjek
Čak i tišina stvara buku, pogotovo kada se izgubiš u gomili.
Koliko straha. Koliko straha biti čovek.
Koliko straha čekati, pronaći sebe u svjetlu, izvan noći, dok ne svane dan.
I tada, kada pogrešiš, da vičeš “moja je krivica”, a zatim da plivaš u kajanju, ali da kažeš sebi “ja sam hrabar čovek”.
Biti hrabar znači oprostiti, jer te savjest tjera da zaustaviš prokletstva, čak i ako te greške imaju težinu planina.
Da odražavaš iskrenost prema drugima, od ovog svjeta nisi ni uzeo ni vratio.
Biti čovek znači pomoći, bez davanja praznih obećanja, bez potrebe da se pravdaš kod svakoga.
Da govoriš kada ceo svet ćuti, jer riječ svakog čoveka podiže, pogotovo kada se ne bojiš da se suočiš sa strahom.
Da shvatiš da i samoća postaje tužna kada svaka cvijet je uništen kišom i zemljom koja se mješa.
Da se granica mržnje i ljubavi nalazi na pragu kuće, kada je pređeš, nestaje osećaj sigurnosti.
Da gospodin moral ne drži predavanja u gradu, da ti pokaže kako te svaka reč ubija, čak i onda kada se ne nadaš.
Ne kaže ti “prljavi čoveče”, niti te tera da se pogledaš u ogledalo ako je tamo ostalo neko lice.
Da vatra postaje pepeo, a sede vlasi će nas odvesti zajedno sa valcerom smrti, da nas pitaju zašto smo razvili epitom života.
Koliko straha biti čovjek…
Koliko straha.
Sara Doči, III razred
Srednja mješovita škola ,,Bratstvo-jedinstvo”, Ulcinj